Bleona nuk gënjen… Të gjitha çfarë ka thënë deri tani i ka bërë
realitet. Premtoi një bashkëpunim me Timbaland dhe e bëri. Tha se do të
mbante një tur të gjatë koncertesh në Shqipëri e më gjerë dhe ashtu
ndodhi. Madje në përmbyllje të tij solli si të ftuar special në Tiranë
grupin e famshëm në të gjithën botën, “Gipsy King”.Së fundmi është provuar që Bleona e kishte me gjithë mend edhe kur na
tregonte për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “True Justice”,
ku protagonist kryesor është aktori i njohur Steven Seagal. Këngëtarja
shqiptare, është shfaqur si aktore përkrah legjendës amerikane të
aksionit në rolin e një fallxhoreje. Bleona shfaqet dy herë gjatë
serialit. Në një prej fragmenteve ajo është e dashura e një shqiptari,
të cilit i thotë se “ne jemi raca më e bukur në botë”, ndërsa në skenën
tjetër, Bleona i sheh fatin Steven Seagal.
Fundi i këngëtares së njohur në film është tragjik, pasi ajo vritet
nga i dashuri i saj. Përkundër rolit të vogël, Bleona e ka shfrytëzuar
këtë rast për të folur shqip. Secili episod i serialit të quajtur “True
Justice”, për nga tematika i ngjan një filmi të veçantë, ndërsa Bleona
ka aktruar në serinë me titull “Violence of Action”.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment