Rike ishte ftuar që të merrte pjesë që në edicionin e kaluar të “Big
Brother”-it, por nga angazhimet e shumta që kishte pasur, e kishte
refuzuar këtë propozim. Ndërkohë, në këtë edicion nuk kishte se si të
mungonte. “Big Brother”, të shtunën që lamë pas u zbukurua edhe nga një
modele superseksi. Bëhet fjalë për bukuroshen Rike Roci, e cila jeton në
Milano të Italisë së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj. Ajo
atje punon si modele, edhe pse në opinionin shqiptar nuk është dhe aq e
njohur për shkak se angazhimet si modele i ka fokusuar për momentin
vetëm atje. Së bashku me lajmin, ne ju zbulojmë edhe imazhe të nxehta të
modeles së njohur, së bashku me të dashurin e saj, italianin Luca
Binatti, i cili nga sa mësuam është një prej DJ-ve më të njohur në
Itali. Rike, nga sa mësohet është mikeshë e ngushtë me Klodian Çelën,
banorin e shumëpërfolur të “BB3”, i cili u bë i pari personazh që pranoi
prirjet homoseksuale.Por Luca nuk është i dashuri i vetëm që Rike ka pasur në jetë. Para tij
mësohet se ajo ka qenë në një histori dashurie me reperin e suksesshëm
nga Shqipëria, Noizy. Fotot që sjellim sot tregojnë për marrëdhënien e
tyre, e cila është konfirmuar për “Bluetooth” nga burime të afërta me
vajzën bukuroshe dhe reperin. Të njëjtat burime pohojnë se “sa herë që
Noizy shkonte në Itali për koncerte, Rike ishte aty për ta shoqëruar”.
“Shkonin shumë mirë bashkë dhe Rike dukej e dashuruar. Qëndronte me ditë
e mbyllur në hotel me Noizy-n”, rrëfen një shoqe e saja. Marrëdhënia e
tyre tashmë ka përfunduar, por pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar
komunikimin me njëri-tjetrin, duke mbetur miq të mirë.
No comments:
Post a Comment