Lustig Fan Page

Friday, May 3, 2013

Modelja Nora Asani, nje emer qe premton shume…


Nora Asani eshte nje emer qe premton shume suksese ne te ardhmen, duke u radhitur keshtu ne mesin e shume modeleve tjera te njohura shqiptare. Pas perfaqesimit te Kosoves ne “Miss Earth”, qe u mbajt disa vjet me pare ne Filipine, sukseset e saj ne rrugetimin drejt modelimit u rriten edhe me shume.

Nora karrieren e saj prej modele po e ushtron gjithandej botes dhe ajo tani eshte bere pjese e kompanise se njohur boterore “Poko Pano” ku po prezanton koleksionin e ri me rroba banjoje.“Tani se fundi kam bashkepunuar me kompanine e njohur ‘Poko Pano’, per linjen e re te bikinive per kete vere. Uroj qe gjate ketij viti te prezantoj edhe shume koleksione te kompanive te ndryshme boterore”, ka thene ajo per “Zeri”. Nora ka kohe qe jeton ne Los-Anxhelos te SHBA-ve dhe atje ushtron edhe profesionin e saj, ne fakt atje mundesia per te depertuar dhe per te arritur suksese, sipas saj, eshte me e mire.
“Jam shume e lumtur qe gradualisht po e realizoj endrren time ne fushen e modelimit”, shton ajo. Nora edhe pse jeton jashte Kosoves, ajo asnjehere nuk rresht se prezantuari veten si kosovare ne shume evenimente boterore. Mbase nese do te kishte pasur mundesi ajo me shume deshire do ta prezantonte Kosoven ne ndonje vend te botes.
“Edhe pse jetoj ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jam e lidhur per Kosoven dhe asnjehere nuk do te kisha refuzuar te marre pjese ne ndonje eveniment atje ne Kosove. Dhe edhe po te me kerkohej te perfaqesoja Kosoven ne ndonje vend te botes, do ta beja me kenaqesi te madhe”, shprehet ne fund ajo. Nora uron qe fusha e modelimit ne Kosove te zhvillohet cdo dite e me shume dhe t’u jepet mundesi modeleve te reja ta tregojne talentin e tyre ne kete fushe, sepse modelet e ketilla vertete nuk mungojne.

No comments:

Post a Comment