Lustig Fan Page

Tuesday, May 7, 2013

Rita Ora ne "Fast & Furious 6", neser premiera [VIDEO]



Filmi hollivudian "Fast & Furious 6", perplot me skena aksion, ne te cilin ben pjese edhe kengetarja shqiptare, Rita Ora, te nesermen, me 7 maj, do kete premieren e saj ne Londer, ndersa do lancohet ne kinema nga data 17 maj.

Rita Ora shfaqet si vajza qe nis garen automobilistike mes dy karaktereve kryesore te filmit, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez, ndersa keto dite eshte publikuar kjo pjese e filmit qe ju ftojme ta ndiqni me poshte.

Rita edhe njehere deshmon talentin e saj teatral pasi kjo nuk eshte hera e pare qe ajo angazhohet ne nje rol kinematografik.

Filmi me regji te Justin Lin, pritet te lancohet ne Amerike me 24 maj, ndersa kete vere fillojne xhirimet e pjeses se shtate. Vlen te permendet se ne kete film, nje nder rolet kryesore luan edhe Paul Walker, qe raportohet te kete prejardhje shqiptare, sipas "Imdb". /albavipnews/


No comments:

Post a Comment